Atletiko Madrid merr një goditje të madhe në garën për titull

Atletiko Madridi ka marrë një goditje të madhe në garën për titullin kampion në La Liga. Ylli i tyre njëkohësisht edhe kapiteni i skuadrës, Koke ka pësuar një lëndim në muskuj. Spanjolli, kishte pasur disa shqetësime në ndeshjen e së shtunës ndaj Selta Vigos, ku pas disa testimeve u konfirmua edhe lëndimi i tij.

Ende nuk dihet se sa do të mungoje Koke jashtë fushave të blerta, me spanjollin që është një nga lojtarët më të rëndësishëm të “Los Kolçoneros”.

Gjatë këtij sezoni, Koke ka bërë rreth 35 paraqitje ku ka shënuar një gol dhe bëri 2 asistime për klubin bardhekuq./IndeksOnline/

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close