Rezultatet e dobëta të Real Madridit, kanë bërë që të vihet në dyshim e ardhmja e Xabi Alonsos.

Është raportuar se ndeshja e sotme ndaj Manchester Cityt në Champions League, do të jetë vendimtare për të ardhmen e tij.
Por sipas asaj që raporton gazeta ”Diario AS”, klubi mbretëror ka vendosur ti jap edhe një shans tjetër teknikut spanjoll.
Ai do të vazhdojë detyrën deri të paktën në muajin janar, përveç nëse skuadra kalon një periudhë shumë të dobët në rezultate.
Klubi madrilen e ka përcaktuar Superkupën e Spanjës në janar si testin vendimtar për të ardhmen e Alonso-s në krye të ekipit.
Deri atëherë, 42-vjeçari pritet të ketë mbështetjen e plotë të drejtuesve.
