
Mesfushori tetovar Ardit Demiri është gati për aventurën e parë ndërkombëtare. Pas ndarjes me Voska Sportin e Ohrit, 22 vjeçari vendos të transferohet në Gjermani, te skuadra ESV Singen. Kontrata tashmë është firmosur dhe i mban palët të lidhura për 12-të muajt e ardhshëm.
Demiri ka vendosur edhe te klubi i ri të mbajë numrin e tij të preferuar, kështu që Singen-i i kanë dhënë fanellën me numrin 4.
ESV Singen është skuadër me ambicie për tu ngjitur një kategori më lartë, që nënkupton se sezonin e ri në Landesliga duan kreun e që do tu mundësonte kalim në Oberliga, kategoria ku starton pjesëmarrja e ekipieve full-profesionale në futbollin gjerman.
Ardit Demiri është rritur te shkolla e futbollit Shkëndija, për të kaluar më pas te Renova. Përmes Dritës së Bogovinës mbërriti te Voska Sport me të cilët sezonin e shkuar fituan titullin kampion në Ligën e Dytë të Maqedonisë, duke promovuar ekipin për herë të parë në elitën e futbollit vendor.