Amer Bajrami, merr ftesën e parë te Maqedonia U17

Amer Bajrami nga qyteti i Shkupit ka marrë ftesë për herë të parë dhe është përfshirë te përfaqësuesja U17 e Maqedonisë së Veriut. Futbollisti shkupjan që luan si mbrojtës i djathtë tek të rinjët e skuadrës së Rabotniçkit është ftuar nga seleksionuesi Vlatko Kolev për turneun kualifikues që Maqedonia U17 do ta luaj në Strumicë nga 8 deri më 14 tetor. 

Amer Bajrami me futboll filloj nga mosha 6 vjeçare te skuadra Nju Jork, teksa në moshën 11 vjeçare kaloi në radhët e FC Shkupit, ku qëndroi plot 4 vite. Bajrami dy vitet e fundit është pjesë e Rabotniçkit, me të cilët u shpall kampion në sezonin 2023/24, teksa sezonin e kaluar ishin finalistë të Kupës së Maqedonisë të kategorisë së tyre. 

Për Amer Bajramin ky është një hap i rëndësishëm në karrierën e tij, ku pritet ti tregojë cilësitë e veta edhe në ekipin përfaqësues U17 dhe gjithashtu të përfitojë edhe më shumë përvojë. 

Kujtojmë që Maqedonia U17 në turneun kualifikues do të luaj kundër Hungarisë, Republikës Çeke dhe Gjibraltarit. /Sportmania/ 

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close