Alvarez: Shkojmë për tri pikë në Strumicë dhe të vazhdojmë luftën për vendin e parë

Shkupi nesër luan transfertën në Strumicë ndaj Akademia Pandevit në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 9-të në elitën e futbollit vendor. Për këtë ndeshje nga tabori i Çairit ka folur mesfushori nga Kosta Rika, Fredy Alvarez, i cili është shprehur optimist për duelin e radhës.

“Kemi pasur kohë të mjaftueshme për të punuar, ekipi vazhdon të jetë në formë të mirë. Padyshim se nuk ka ndeshje të lehtë dhe sidomos kur luan në terren mysafir. Por ne në të gjitha ndeshjet kemi shkuar për të marrë tri pikë, andaj edhe në këtë duel ndaj Akademija Pandevit kërkojmë pikë maksimale dhe të vazhdojmë luftën për  vendin e parë në tabelë”, ka thënë Alvarez.

Ndeshja Akademia Pandevi – Shkupi luhet nesër në stadiumin “Mladost” në Strumicë, duke nisur nga ora 14:30.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Close