Shqipëria dhe Kosova luajnë miqësore më 11 nëntor

Kombëtarja e Shqipërisë dhe përfaqësuesja e Kosovës do të përballen në një ndeshje miqëosre muajin e ardhshëm. Të dyja federatat e të dyja vendeve e kanë konfirmuar se me 11 nëntor do të zhvillojnë një ndeshje vëllazërore në Elbasan. Shqipëria në këtë datë kishte planifikuar të luaj ndeshje testuese ndaj Gjibraltarit, por të njejtën njofton se e ka anuluar për shkak të masave kufizuese në kuadër të pandemisë me Kovid 19, të cilat vështirësojnë udhëtimin e skuadrave. Pas miqësores ndërmjet veti me 11 nëntor, Shqipëria dhe Kosova në program kanë edhe nga dy ndeshje zyrtare në Ligën e Kombeve.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close