Pezullohet arbitri ndeshjes Milan – Roma

Milani dhe Roma të hënën u përballën ndërmjet veti në një ndeshje spektakolare me 6 gola të shënuar dhe që në fund u ndanë me barazim 3:3. Por të gjithë vëmendjen e mori arbitri Piero Xhakomeli me disa vendim diskutabile. Sot nga Federata italiane e futbollit i kanë shqiptuar Xhakomelit pezullim për 1 muaj. Arbitri në fjalë së pari dha një penallti për Romën në minutën e 71-të, pa u konsultuar fare me VAR-in. Ai gjithashtu dha një penallti për Milanin, i cili ishte gjithashtu i diskutueshëm. Mediat italiane ditën e djeshme sollën shumë kritika mbi gjykimin e tij, por edhe për menaxhimin e VAR-it nga Luixhi Nashka. Për shkak të kësaj, komisioni disiplinor vendosi që dyshen Xhakomeli – Nashka ti pezullojë me nga një muaj.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close