13 herë kampionët e Evropës, Real Madridi nuk kanë arritur të marrin më shumë se një barazim në përballjen Borussia Monchengladbach të zhvilluar të martën mbrëma në ndeshjen e xhiros së dytë të fazës së grupeve.

Kjo ishte ndeshja e dytë pa fitore për Realin, pas humbjes në ndeshjen e parë nga Shakhtar.
Të dy golat për vendasit e Monchengladbach i shënoi Marcus Thuram, për 2:0.
Realin nga humbja e shpëtuan golat e Karim Benzema dhe Casemiro, që shënuan në fund të ndeshjes për 2:2.
Në ndeshjen tjetër, Real Madrid në shtëpi pret Interin.

