ZYRTARE: El Clasico e parë këtë sezon do të luhet në një orar të pazakontë

Barcelona dhe Real Madrid do të përballen për herë të parë këtë sezon me 24 tetor (e shtunë).

Ora e sfidës do të jetë e pazakontë për një ndeshje të tillë, pasi do të nisë nga ora 16:00, përcjell lajmi.net.

Ndeshja e parë do të luhet në ”Camp Nou”, ndërsa ajo e dytë në ”Santiago Bernabeu” vitin e ardhshëm.

Të dyja ekipet janë favorite për të triumfuar në La Liga këtë sezon, derisa ndeshjet direkte pritet të vendosin shumëçka sa i përket kësaj gare. /Lajmi.net/ 

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close