Mbrojtësi i krahut të djathtë Vladica Brdarovski sot edhe zyrtarisht ka firmosur me Dritën e Gjilanit. Berda ka nënshkruar kontratë një vjeçare me mundësi vazhdimi edhe për një vit tjetër dhe kështu do ta përforcojë edhe më shumë fazën e mbrojtjes te skuadra që udhëhiqet nga Ardian Nuhiu.

Berdarovski për më shumë se pesë vite ishte pjesë e Vardarit ku gjatë kesaj periudhe arriti që të shpallej tre herë kampion dhe për shumë sezone barti shiritin e kapitenit. Gjiashtu deri në vitin 2015 ishte edhe pjesë e përfaqësueses së Maqedonisë së Veriut.

