Napoli konfirmon interesimin për Sokratis – rritet konkurrenca për Rrahmanin?

Pas transferimit të Amir Rrahmanit, Napoli po mendon edhe për lëvizje të tjera në fazën e mbrojtjes.

Bëhet fjalë për mbrojtësin grek të Arsenal, Sokratis Papastathopoulos, i cili është konfirmuar të ketë interesimin e Napoli.

“Po punojmë në këtë”, ka thënë Aurelio De Laurentiis për ‘Radio Kiss Kiss’, transmeton lajmi.net.

Sokratis nuk bën më pjesë në planet e Arsenal, pas transferimit të Gabriel Magalhaes nga Lille.

Greku mund të jetë konkurrencë e shtuar për mbrojtësin e Kosovës, Amir Rrahmani, i cili tashmë është pjesë e Napoli. /Lajmi.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close