Reprezentuesi gjerman do të largohet nga Bayer Leverkusen, për t’iu bashkuar gjigantëve të Premierligës.

Gazetari i njohur italian, Fabrizio Romano, raporton se Havertz është duke u transferuar te Chelsea, përcjell lajmi.net.
Sipas tij, një njoftim i madh është duke u përgatitur.
Lojtari do të nënshkruajë kontratë pesë vjeçare, deri në qershor të vitit 2025.
Në disa media raportohet gjithashtu se Havertz është larguar nga grumbullimi te Kombëtarja e Gjermanisë, për të finalizuar transferimin te Chelsea./Lajmi.net/

