Vera e vitit 2020 do të jetë e gjatë dhe do të sjellë shumë ndryshime te Barcelona.

Mjafton të përmendesh Lionel Messin, dhe dëshirën e tij për t’u larguar nga Barcelona, shkruan lajmi.net.
Ivan Rakitic tashmë është larguar, dhe të njëjtën do ta bëjë edhe Arturo Vidal.
Sikur të mos mjaftonin gjithë këta. Mediet në Spanjë raportojnë se Samuel Umtiti mund të jetë lojtari i radhës që mund të largohet.
Edhe Umtiti, si pjesa tjetër, mund të largohet si lojtar i lirë nga Barcelona.
Francezi karrierën mund ta vazhdojë në Premierligë apo në Serie A./Lajmi.net/

