Babai i Messit ‘plas bombën’: Leo e ka të vështirë të qëndrojë te Barcelona

Jorge ka arritur në Barcelonë nga qyteti i Rosarios për takimin e pasdites së sotme me presidentin e Barcelonës, Josep Maria Bartomeu, për të diskutuar rreth të ardhmes së Messit.

Me të mbërritur në hotelin ku do të qëndrojë, babai i Messit u rrethua nga gazetarët dhe ai foli shumë shkurt.

”Leo e ka të vështirë të qëndrojë te Barcelona”, konfirmoi Jorge, për të cilin ka pak shpresa se takimi me Bartomeun mund të sjell diçka pozitive.

Në orët në vazhdim pritet të ketë zhvillime të tjera interesante rreth kësaj situate. /Lajmi.net/ 

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close