Forlanit nuk i shkon karriera si trajner, shkarkohet pas 11 ndeshjeve

Ish-lojtari i Penarol, Forlan u emërua trajner në dhjetor të vitit të kaluar.

Në atë që ishte puna e tij e parë si trajner kryesor, Forlan zgjati vetëm 11 ndeshje, duke fituar katër, duke humbur katër dhe duke barazuar tre ndeshje.

Pasi u shkarkua Forlan, Penarol njoftoi se ata e kanë sjellë Mario Saralegui përsëri për herë të tretë si trajner i klubit.

“Unë kam vetëm fjalë mirënjohjeje dhe vlerësimi për punën që bëri Diego Forlan deri dje”, tha presidenti i klubit Dr. Jorge Barrera në një konferencë shtypi të martën. /Lajmi.net/ 

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close