Një tjetër shqiptar nënshkruan me Juventusin

Bardhezinjtë kanë afruar te të rinjtë e tyre edhe Albian Hajdarin. Ky i fundit është me origjinë shqiptare, por ka lindur në Zvicër, të cilën e përfaqëson edhe në Kombëtaret e moshave.

Mbrojtësi është një produkt i Baselit, ndërsa tashmë rrugëtimi i karrierës së tij do të vazhdojë me Juventusin.

Firma është hedhur dhe “Zonja e Vjetër” e ka dorëzuar kontratën në Federatën e Futbollit të Italisë për të federuar lojtarin. Nga Italia mësohet se 17-vjeçari është në planet e ekipit U-23 të bardhezinjve. /Lajmi.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close