Sulmuesi boshnjak, është kërkuar nga Inter edhe verën e kaluar, por vendosi të vazhdojë kontratën me Romën.

Mediet në Itali raportojnë se Beppe Marotta është parë të ketë pasur bisedime me agjentin e Dzekos, Silvano Martina, përcjell lajmi.net.
Roma po kërkon për Dzekon 12 milionë euro, shumë kjo konsiderueshëm më e ulët nga kërkesa e verës së kaluar, prej 20 milionë euro.
Dzeko gjatë karrierës së tij ka veshur edhe fanellat e skuadrave Wolfsburg dhe Manchester City./Lajmi.net/

