Shtëpia Evropiane e futbollit tashmë i ka njoftuar Federatat, derisa e vlerëson se është një situatë e pazakontë dhe shtetet e kanë shumë të vështirë të organizojnë ndeshje.

UEFA ka konfirmuar se në raste pozitive me koronavirus te ndonjë kombëtare mund të dërgojë që të karantinojë një grup lojtarësh, zyrtarësh apo të gjithë ekipin.
Nëse izolohen lojtarët, UEFA ka thënë se ndeshja do të luhet nëse skuadrat kanë nga 13 futbollistë në dispozicion, duke përfshirë së paku një portier.
Nëse ekipet nuk do të kenë 13 futbollistë në dispozicion, atëherë, do të provohet të caktojë orarin e ri për ndeshjen. Gjithsesi, nëse kjo nuk mund të bëhet, komiteti disiplinor do të vendosë për rezultatin dhe skuadra e konsideruar përgjegjëse për shtyrje të ndeshjes do të llogaritet humbëse me rezultat zyrtar.

