Skuadra e Verder Bremenit ka vendosur të lejojë Milot Rashicën që ti bashkohet përfaqësueses së Kosovës për ndeshjen e parë të shtatorit. Skuadra gjermane përmes një njoftimi ka theksuar se ka arritur marrëveshje me Federatën e Futbollit të Kosovës për të lejuar Rashicën që ti bashkohet përfaqësues së tij në Parma për takimin ndaj Moldavisë që luhet me 3 shtator. Ndërkohë ylli kosovar nuk do të jetë pjesë e Kosovës për ndeshjen ndaj Greqisë, e cila luhet me 6 shtator në Prishtinë.


