Trajneri i ri i Juventusit, Andrea Pirlo, ka bërë të ditur se Higuain nuk është më pjesë e planeve të tij, dhe se i duhet të gjejë një skuadër të re.

Kontrata e Higuain me Juventus përfundon në vitin 2021, dhe palët janë në bisedime të gjejnë një marrëveshje të përbashkët për ndërprerjen e saj.
Sipas L’Obs, 32 vjeçari Higuain është në bisedime të avancuara me Inter Miami.
Kjo nënkupton se ai do t’i bashkohet Matuidit si lojtar i lirë te Inter Miami, skuadër kjo në pronësi të David Beckham.
Vëllai më i madh i Higuain, Federico, gjithashtu luan në MLS, te DC United./Lajmi.net/

