Pas barazimit 2:2 në xhiron e parë me Monacon, skuadra e dyshes kosovare, Valon Berisha dhe Arbër Zeneli, janë mposhtur 0-1 në terrenin e tyre.

Dyshja e Kosovës këtë takim e nisën nga bankina, me Berishën që u inkuadrua në minutën e 31’.
Në minutën e 32’, mysafirët kaluan në epërsi me golin e Jonathan Bamba, shkruan lajmi.net.
Në pjesën e dytë, në lojë u inkuadrua edhe Arbër Zeneli, por rezultati mbeti i pandryshuar.
Reims në xhiron e ardhshme luan në udhëtim te Angers./Lajmi.net/

