Rabotniçki-Vardari ndahen me barazim, Struga humb në Strumicë

Sot janë zhvilluar tre ndeshje në kuadër të xhiros së katërt në Ligën e Parë të futbollit të Maqedonisë së Veriut. Rabotniçki dhe Vardari nuk shkuan ma shumë se një barazim 1:1 në “Todor Proeski” në Shkup. Micevski për Vardarin dhe Stankovski për Rabotniçkin ishin realizues në këtë sfidë. Ndërkohë Struga Trim Lum është mundur në Strumicë nga Akademia Pandevi me një gol të vetëm të shënuar 5 minuta para fundit të takimit nga Krstevski. Fitore ka shënuar Makedonija Gjorçe Petrovi me rezultat 2:1 përballë Bellasicës. Emini dhe Bozhinovski ishin ata që realizuan golat e fitores për skuadrën nga Gjorçe Petrovi, ndërsa golin e vetëm për Bellasicën e realizoi Kalanoski. Kujtojmë që nesër në program është vetëm ndeshja Shkupi-Pelisteri, ndërsa të hënën luhen Shkëndija-Boreci dhe Sileksi-Renova./Sportmania/

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close