Havertz pranë Chelseas, Leverkusen gjen pasuesit e tij

Skuadra gjermane po shikon mundësinë e transferimit të dy futbollistëve, si zëvendësues të Havertz, raportojnë mediet sportive.

Patrick Schick i Romës dhe Jeremia Boga i Sassulos, janë dëshirat e Leverkusen.

Gjermanët, do të kenë buxhet të mjaftueshëm për transferimin e kësaj dyshe, pasi nga shitja e Havertz do t’u sillte deri në 80 milionë euro.

Havertz do të jetë goditja e madhe e Chelseas këtë verë, të cilët po ashtu kanë realizuar disa transferime të mira./Lajmi.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close