Të dielën, me fillim nga ora 21:00, PSG dhe Bayern Munich zhvillojnë finalen e Ligës së Kampionëve, dhe në prag të kësaj ndeshje, sulmuesi brazilian ka dhënë komentin e tij.

“Fitimi i Ligës së Kampionëve është diçka speciale, por fitimi i saj me PSG do të thotë të krijosh histori”, ka deklaruar Neymar, përcjell lajmi.net.
“Ne kurrë nuk kemi qenë më afër sesa jemi tani, por duhet të ruajmë përqendrimin tonë”.
“Ndeshja e nesërme kundër Bayern Munich do të jetë një provë shumë e rëndësishme për ne, duhet të jemi të përgatitur për këtë”./Lajmi.net/

