Kapiteni i Manchester United, Harry Maguire, është arrestuar në ishullin grek të Mykonos, pasi sulmoi policinë në një përleshje.

Mbrojtësi 27 vjeçar dyshohet se ishte parë nga policia që ka pasur një grindje me turistët e tjerë britanikë.
Maguire sipas medieve lokale thuhet t’i ketë rezistuar arrestimit të policisë, kur u përballë me ata.
Pushuesit britanikë të përfshirë gjithashtu në këtë përleshje, janë dërguar në stacionin policorë.
Në një deklaratë të Manchester United thuhet:
“Klubi është i vetëdijshëm për një incident të dyshuar që kishte përfshirë Harry Maguire në Mykonos mbrëmë.
Kontakti me Harryn është bërë dhe ai është duke bashkëpunuar plotësisht me autoritetet greke.
Në këtë kohe, ne nuk do të bëjmë asnjë koment më tepër”.

