Raportohet se Tottenham janë të interesuar për talentin e Arsenalit, Maitland Niles.

Maitland ka bërë 20 paraqitje për Arsenalin këtë sezon, duke qenë i rregullt në Ligën e Evropës dhe në FA Cup. Mourinho e dëshiron atë si zëvendësues të Serge Aurier.
Te Tottenham besojnë se një ofertë prej 20 milionë euro, do të jetë e mjaftueshme për transferimin e 22 vjeçarit.
Në anën tjetër, Aurier, që në të kaluarën ka veshur fanellën e PSG-së, është i lidhur me një kalim te Milan.

