Këtë e bëri të ditur klubi kosovar i futbollit të enjten pasdite.

Në fakt ndeshja e raundit parakualifikues të Ligës së Evropës është dashur të luhet sonte në San Marino. Por është shtyrë për nesër për faktin se një lojtar i Gjilanit doli me koronavirus, shkruan lajmi.net.
UEFA tashmë ka konfirmuar edhe orarin e ndeshjes. Tre Penne – Gjilani do luhet nesër nga ora 20:00 por vetëm me një kusht.
Nëse të gjithë lojtarët e klubi gjilanas do rezultojnë negativ atëherë takimi do të luhet, pa përfshirë Shend Kelmendin i cili testoi pozitiv. /Lajmi.net/

