Bayern Munich thyen rekordin e Barcelonës në Ligën e Kampionëve. Serge Gnabry me dy gola dhe Robert Lewandowski me një gol, dërguan Bayernin në finale të Ligës së Kampionëve. Kjo ishte fitorja e dhjetë e Bayernit në po kaq ndeshje të Ligës së Kampionëve këtë sezon.

‘Bavarezët’ kanë arritur të thyejnë rekordin e Barcelonës, që në sezonin 2002/2003 kishte fituar nëntë ndeshjet e para në Ligën e Kampionëve
Bayern Munich ka mundësi që këtë rekord ta rris edhe më shumë, në rast fitoreje në finale kundër PSG-së.

