Arsenali fiton Kupën FA (VIDEO)

Arsenal ishte skuadra më e mirë në finalen e Kupës FA, duke mposhtur Chelsean me rezultatin 2:1, shkruan lajmi.net.

‘Gunners’ gjetën veten në disavantazh pas vetëm pesë minutave, kur në një aksion të rrjedhshëm, Pulisic gjeti veten mirë të vendosur për të shënuar për 0:1.

https://twitter.com/goal/status/1289601899847487488?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1289601899847487488%7Ctwgr%5E&ref_url=https%3A%2F%2Flajmi.net%2Fweb%2Ftweet-button

Përgjigja e Arsenal vonoi deri në minutën e 28’, kur Pierre Emerick Aubamyeang shënoi për 1:1, duke u treguar i saktë nga pika e bardhë.

Në pjesën e dytë, kur po luhej minuta e 68’, Aubameyang tregoi edhe një herë aftësitë e tij, duke i dhënë leksione Zoumas, për të shënuar me ‘lob’ përballë Willy Caballero. Ky gol doli të ishte goli që i siguroi trofeun Arsenal.

https://twitter.com/EmiratesFACup/status/1289623016138317824?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1289623016138317824%7Ctwgr%5E&ref_url=https%3A%2F%2Flajmi.net%2Fweb%2Ftweet-button

Gjithsesi, vlen të cekët se pesë minuta pas golit, Mateo Kovacic u ndëshkua me karton të kuq, për ta lënë Chelsean me 10 lojtarë në fushë.

Deri në fund, lojtarët e Mikel Arteta arritën  të administrojnë mirë me rezultatin. Kështu, Arsenal siguron edhe biletën për Ligën e Evropës. 

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close