Bundesliga ka vendosur që edhe kjo xhiro të luhet sipas planit, pa praninë e tifozëve, kurse nga java tjetër kampionati suspendohet.

Vendimi që ndeshjet të luhen gjatë këtij vikendi ka frustruar mesfushorin spanjoll, i cili beson se ky vendim nuk është i duhuri.
“E papërgjegjshme, e pakuptimtë! Kjo është çmenduri. Ju lutem ndaloni së mashtruari dhe tregoni realitetin. Le të jemi të sinqertë, ka prioritete më të rëndësishme sesa sporti” ka thënë Alcantara, transmeton lajmi.net.
Bayern Munich luan të shtunën, kundër skuadrës së Union Berlin. /Lajmi.net/

