PSG mposhti Dortmundin me rezultatin 2:0, për të kaluar në raundin tjetër të Ligës së Kampionëve, njëkohësisht, duke përmbysur gjermanët pas ndeshjes së parë.

Lojtarët e PSG, pas fundit të ndeshjes, shkrepën një fotografi ku të gjithë shiheshin tek festonin në stilin e yllit të Dortmund, Erling Haaland, duke ngacmuar kështu këtë të fundit.
Por, në foton e shkrepur, mungonte një yll i PSG. Ishte Edinson Cavani ai i cili nuk u bë pjesë e talljes së Haaland.
Ylli uruguaian shihej se nuk festonte në mënyrë të çmendur as në dhomat e zhveshjes, ku lojtarët e PSG po bënin atmosferë. /Lajmi.net/
Cavani was not only absent from PSG’s post-game Haaland troll pic, he also set himself apart from his clownish teammates in this vid pic.twitter.com/OKewfIe7UE
— Martin da Cruz (@martindacruz_) March 12, 2020

