Sot pasdite në program janë dy ndeshjet e fundit të xhiros së 6-të në kuadër të Ligës së Parë të futbollit në Maqedoninë e Veriut.

Arsimi i Çegranit në Gostivar do të pret skuadrën e Vardarit, teksa në kryeqytet do të luhet takimi Rabotniçki – Pelisteri.
Të dyja ndeshjet janë programuar të luhen nga ora 15:30.
Me zhvillimin e këtyre dy ndeshjeve, mbyllet edhe xhiroja e 6-të në program, e cila u zhvillua gjatë ditëve të mesjavës, teksa xhiroja e radhës në Ligën e Parë është në fundjavë. /Sportmania/

