Ljupço Doriev: “Shënuam gola në momentin e duhur”

Skuadra nga Uzbekistani, Sogdiana për të cilën luajnë dy ish-futbollistët e Shkëndijës së Tetovës, Lujpço Doriev dhe Rubin Hebaj, në xhiron e 21-të të Superligës priti në shtëpi ekipin favorit OKMK.

Në një ndeshje me shumë gola, vendasit fituan bindshëm me rezultat 4:1. Në këtë takim, lideri i ekipit dhe lojtari ndoshta më i mirë i kampionatit, Ljupço Doriev shënoi dy gola dhe asistoi njëherë.

Çfarë mund të them? Luajtëm kundër ekipit më të mirë në Uzbekistan. Skuadra jonë luajti shumë mirë, shënuam gola në momentin e duhur. I përgëzoj shokët e ekipit për fitoren. Do të vazhdojmë të synojmë përpara,” është shprehur pas ndeshjes Doriev.

Ndeshjen e radhës “Sogdiana” do ta zhvillojë më 20 shtator si mysafire ndaj “Andijanit”.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close