Tre skuadrat nga vendi jonë si Rabotniçki, Vardari dhe Sileksi sonte do të fillojnë aventurat europiane për këtë sezon.

Që të trija do ta përfaqësojnë vendin në garat eliminatore të Ligës së Konferencës. Vardari është skuadra që do ta luaj në shtëpi dhe sonte nga ora 20:30 në “Todor Proeski” në Shkup pret La Fioritën.
Ndërkohë, ekipi i Rabotniçkit luan në Hungari përballë skuadrës bjelloruse Zhodino, duke nisur nga ora 20:00, teksa në të njejtin termin Sileksi do të takohet me ekipin shqiptar nga Mali i Zi, Deçiç.
Këto janë ndeshjet e para në kuadër të xhiros së parë eliminatore në Ligën e Konferencës, teksa ato të kthimit do të luhen një javë më vonë.

