Gledi Mici rikthehet në Maqedoni, firmos me Strugën

Gledi Mici është rikthyer të luaj sërish në Ligën e Parë të futbollit në Maqedoninë e Veriut, pasi gjatë ditës së sotme ka firmosur kontratë me Struga Trim Lum.

Këta të fundit kanë prezantuar gjatë ditës së sotme 34 vjeçarin si përforcim për skuadrën që në sezonin e ri do të udhëhiqet nga Blendi Shkëmbi.

Gledi Mici nuk është emër i panjohur për futbollin vendor, pasi në të kaluarën ka veshur fanellën e Shkëndijës gjatë periudhës 2018-2020.

Mici gjatë karrierës së tij ka luajtur edhe për Prishtinën, Tiranën, Skenderbeun, Kukësin, Flamurtarin, Kamzën dhe Apoloniën.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close