Leverkuseni gjen zëvëndësuesin e Wirtzit

Bayer Leverkuseni do të bëjë lëvizje gjatë këtij afati kalimtar.

Pas asaj të Jarrell Quansah, nënkampioni gjerman ka gjetur edhe zëvëndësuesin direkt të Florian Wirtzit.

Bëhet fjalë për amerikanin e PSV Eindhoven, Malik Tillman me marrëveshjen, e cila është arritur mes dy palëve.

Për Tillman, do të ishte një rikthim në Bundesliga pasi që është produkt i akademisë së Bayern Munichut.

Tillman, sezonin që lamë pas ishte një nga yjet e PSV-së, ku i cili numëron 34 paraqitje dhe shënoi 16 gola dhe 5 asistime, ku fitoi edhe titullin në Holandë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close