Skuadra e Real Madridit është kualifikuar në finalen e Copa del Rey, pasi mbrëmë eliminoi Real Sociedadin, duke fituar me rezultat të përgjithshëm 5:4.

Goli i tretë i shënuar nga mesfushori, Aurelien Tchouameni po llogaritet si jo i rregullt.
Kjo pasi Kylian Mbappe ishte në pozitë jashtë loje deri në 10 metra.
Ky moment ndodhi para se të bëhej gjuajtje këndore. Gjyqtari nuk e vërejti këtë lëvizje të Mbappesë, i cili u aktivizua në aksion edhe pse nuk e preku topin.
Shikojeni momentin dhe gjykojeni vetë. Kjo po diskutohet shumë në rrjetet sociale.

