
Dy pikë në tri ndeshje: sezoni sapo ka filluar, por ky është bilanci më I keq i fillimit të Milanit, ende i mbërthyer me zero fitore në Seria A, pas 270 minutave të luajtura plus kohën shtesë.
Një nisje, e kombinuar me rastin e lindur nga sjellja e Rafael Leaos dhe Theo Hernandez gjatë ndeshjes kundër Lazios, rindez dyshimet lidhur me zgjedhjet e klubit kuqezi.
Fillimi i Paulo Fonseca është fillimi më i keq i 40 viteve të fundit te kuqezinjtë. Kjo është ajo që nënvizon Tuttosport, e cila kujton se nga 17 trjnerët paraardhës të portugezit, asnjë nuk kishte arritur në tri ndeshje me kaq pak pikë, vetmë 2 dhe mbi të gjitha pa fituar asnjë ndeshje.