Vinicius trazon ujërat te Real Madridi

 Prej disa javësh po flitet për një ofertë nga futbolli saudit për të marrë Vinicius Jr nga Real Madridi. Janë dhënë shifra të sakta për operacionin hipotetik të Al-Ahlin, i refuzuar fillimisht nga klubi i bardhë për këtë verë. Megjithatë, tani informacionet e fundit flasin për lajme në lidhje me të ardhmen e anësorit brazilian. 

Këtë të dielë, ‘ESPN’ thekson se rrethi i futbollistit ka njoftuar Real Madridin se lojtari do të mendojë për një ndryshim të pamjes gjatë këtij sezoni për verën e ardhshme, kur i kanë mbetur edhe dy vite deri në përfundimin e kontratës me klubin e bardhë (2027). Klauzola e largimit të tij është 1000 milionë euro. 

Mundësia për të fituar “Topin e Artë” të këtij viti do të kishte qenë faktori që peshonte më shumë në vendimin e tij për të vazhduar në Santiago Bernabéu këtë vit, sipas ‘ESPN’. Arabët shpresojnë se Real Madridi do të jetë më i hapur për të negociuar një tarifë për më pak se ai miliard në vitin 2025, kur Vinícius do të kishte vetëm dy vjet të mbetur në kontratën e tij.

Përfaqësuesit e Vinícius kanë informuar Real Madridin se nuk janë të interesuar të rinovojnë kontratën e tij përtej vitit 2027, pasi lojtari dëshiron kohë për të shqyrtuar të ardhmen e tij këtë sezon. Marrëveshja e propozuar me Arabinë Saudite do ta kishte bërë Vinícius, lojtarin më të paguar në botën e sportit.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close