(VIDEO) Materazzi-Zidane përsëritet 18 vite më vonë, tashmë në Brazil

“Olympiastadion” i Berlinit, minuta e 110-të e finales së Kupës së Botës 2006 mes Francës dhe Italisë. Zinedine Zidane me kokë, si “dem”, godet në gjoks Marco Materazzi, i cili rrëzohet përtokë nga dhimbjet. Horacio Elizondo, pas një momenti fillestar konfuzioni, akordon kartonin e kuq ndaj kampionit transalpin, i cili do të tërhiqej nga kombëtarja pas asaj ndeshjeje.

Një episod që ishte kthyer në ikonë dhe ndër simbolet e triumfit të axurrëve të drejtuar nga Marcello Lippi në Gjermani. Pas 18 vjetësh, një episod i tillë pothuajse u përsërit fjalë për fjalë.

Ngjarja ka ndodhur në Brazil, në përfundim të ndeshjes së zhvilluar dje mes Bahia dhe Sport Recife (2-1 për vendasit). Everaldo, sulmuesi brazilian i Bahia, iu afrua qendërmbrojtësit kundërshtar, Alisson Cassiano, dhe e goditi me kokë.

 Një gjest i cili nuk u shfaq “live” nga kamerat, por që u filmua nga disa tifozë në tribuna dhe u shpërnda menjëherë në rrjetet sociale. Everaldo tani rrezikon një skualifikim të gjatë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close