Shpenzimet e klubeve të Serie A për pagat/ Juventus mban kreun, ndërsa Interi në vendin e dytë

Një analizë për totalin e pagave të 20 skuadrave të Serie A, zbuloi se Juventus, Inter dhe Roma ishin ata që shpenzonin mbi 210 milionë së bashku për rrogat.

“Tuttomercatoweb” analizoi shpenzimet për pagat e të gjitha klubeve në ligën elitare italiane këtë sezon, duke treguar boshllëqet e mëdha midis klubeve në krye dhe në fund të tabelës së ligës.

Juventusi është ai që shpenzon më shumë, duke paguar 74,1 milionë euro neto këtë sezon për pagat, ndërsa Interi në vendin e dytë me 71,7 milionë euro në vit.

Në vendin e tretë ndodhet Roma me 68,6 milionë euro në sezon, ndërsa Milan ndodhet në vendin e katërt me 60,2 milionë euro.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close