Fernandez ”hero” i Manchester United, i sjell fitoren ndaj Fulhamit në frymën e fundit

Manchester United e ka harruar hubjen 3-0 ndaj Manchester Cityt në javën e kaluar, dhe i është rikthyer fitoreve në Premierligën angleze.

“Djajtë e kuq” shënuan fitore në udhëtim ndaj Fulhamit, me rezultat minimal 1-0.

Golin e fitores e ka shënuar Bruno Fernandez në kohën shtesë, në minutën 90+1.

Me këtë fitore Manchester United është ngritur në vendin e gjashtë të tabelës, me 18 pikë.

Në anën tjetër Fulham mbetet në pozitën e 14-të, me 12 pikë të grumbulluara deri më tani./

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close