Interi mori fitoren e 100-të në Champions League, ja 10 triumfet më të paharrueshme!

Prestigjiozja italiane “Gazzetta dello Sport” ka nënvizuar faktin që i bën krenarë tifozët zikaltër. Skuadra e tyre e zemrës, Interi, ka rrumbullakosur 100 fitore në Champions League, me suksesin e kësaj mesjave. Me këtë rast, kjo gazetë evidenton edhe 10 fitoret më të mira në këtë “shekull” triumfesh zikaltër në kompeticionin më elitar të klubeve në Europë. Ja shkrimi i plotë, më poshtë:

“Me suksesin e fundit ndaj Salzburgut, skuadra zikaltët, e drejtuar nga Simone Inzaghi, ka rrumbullakosur 100 fitore në Champions League. Ndër sukseset e paharrueshme janë finalet e fituara ndaj Real Madridit, Benfica dhe Bayern Munich, përmbysja e magjistarit Herrera ndaj Liverpool-it, por edhe bëmat ndaj Chelsea, Barcelonës…, euroderbi i sezonit të kaluar.

TOPSHOT - Inter Milan's Turkish midfielder #20 Hakan Calhanoglu celebrates after scoring a penalty during the UEFA Champions League 1st round day 3 Group D football match between Inter Milan and Salzburg at the San Siro stadium in Milan on October 24, 2023. (Photo by Marco BERTORELLO / AFP)

25.10.2023: Inter-Salzburg 2-1

Duke mposhtur Salzburgun të martën (2-1), Interi ka arritur fitoren e 100-të në historinë e Ligës së Kampionëve. Fitorja e parë daton më 25 shtator 1963 në “Meazza” kundër Everton (1-0, goli i Jair). Helenio Herrera ishte në pankinë asokohe. Ne kemi zgjedhur 10 fitoret më të bukura të zikaltërve në këtë kompeticion elitar dhe i kemi vendosur në rend kronologjik.

1964 FINALE COPPA DEI CAMPIONI 1963/64 AL PRATER DI VIENNA - INTER VS REAL MADRID 3-1 FESTEGGIAMENTI VITTORIA. IL PRESIDENTE ANGELO MORATTI PORTATO IN TRIONFO DAI GIOCATORI Pubbl L'Occhio 22/02/1995

27.05.1964: Inter-Real Madrid 3-1

Ishte nata e euro-triumfit të parë, të Kupës së Kampionëve, të ngritur nga Helenio Herrera dhe lojtarët e tij. Një kapitull i paharrueshëm në historinë zikaltër. Në Vjenë, kundër Puskas, Di Stefano dhe Real Madridit të Gentos, zikaltrit e Interit luajtën një ndeshje perfekte. Mazzola dhe Milani e çuan rezultatin në 2-0, por nuk u dridhën as pas ngushtimit në 2-1. Në minutën e 31-të të pjesës së dytë, Mazzola e thelloi avantazhin në 3-1. Në atë kohë ishte 21 vjeç dhe mori admirimin e Di Stefanos para ndeshjes.

Coppa dei Campioni 1964 1965. Inter Liverpool 3 a 0. Jair ribatte la palla in rete dopo il gol di Corso

12.05.1965: Inter-Liverpool 3-0

Një tjetër fitore legjendare. Interi humbi 3-1 në ndeshjen e parë gjysmëfinale, ndaj kishte një punë të madhe për të bërë në kthim. “Meazza” ishte i qetë, pavarësisht shiut. Pas 9 minutash, zikaltrit ishin tashmë në avantazhin 2-0, falë Corso dhe Peirò, por stadiumi shpërtheu në pjesën e dytë pas një lëvizjeje të shkëlqyer të Facchetti, që shënoi për 3-0. “Reds” u përmbysën dhe Interi fluturoi për në finalen kundër Benfica.

1965 - COPPA CAMPIONI FINALE - INTER VS BENFICA - ESULTANZA INTER

27.05.1965: Inter-Benfica 1-0

Interi kishte avantazhin për ta luajtur finalen në “Meazza”, por Benfica e Eusebios, tashmë dy herë fituese e trofeut më 1961 dhe 1962, ishte një kundërshtar i keq. Ndeshja u vendos nga Jair në minutën e 42-të, më pas zikaltrit rezistuan dhe ngritën trofeun e lakmuar për të dytin sezon radhazi.

STAGIONE 1981/82. I GIOCATORI DELL'INTER IN PARTENZA PER UNA TRASFERTA CON IL PULLMAN. ALESSANDRO ALTOBELLI LEGGE IL GIORNALE DI GIANCARLO PASINATO. DIETRO DI LORO GIAMPIERO MARINI

18.03.1981: Ylli i Kuq-Inter 0-1

Tifozët zikaltër e kujtojnë atë ndeshje si bëmë në Beograd, para 90 mijë shikuesve dhe në kushte të vështira atmosferike. “Mrekullia në Beograd”, – ishte kryetitulli i faqes së parë të “Gazzetta dello Sport”. Interi e rifillonte nga 1-1 në ndeshjen e parë në “Meazza” dhe duhet të fitonte. Ai e bëri këtë falë një goli të Marini dhe fluturoi për në gjysmëfinale kundër Real Madridit. 17-vjeçari Bergomi ishte gjithashtu në fushë ndaj Yllit të Kuq dhe bëri përshtypje të madhe.

AMICHEVOLE MILAN VS REAL MADRID Inter of Milan forward Roberto Baggio, right,  in action with an unidentified Real Madrid player during an exhibition match at San Siro stadium, in Milan, Saturday, July 31, 1999. (AP Photo/Luca Bruno)

25.11.1998: Inter-Real Madrid 3-1

Një tjetër 3-1 ndaj Real Madridit, pas finales së Kupës së Kampionëve të vitit 1964. Kësaj radhe ishte faza e grupeve, por Interi dha spektakël. Roberto Baggio shënoi dy herë, nga minuta e 85-të në të 92-të. Më parë kishte realizuar Zamorano dhe “Los Blancos”. Ky triumf nuk do të ishte i mjaftueshëm për të shpëtuar pankinën e Gigi Simoni, që do të shkarkohej në mënyrë sensacionale pesë ditë më vonë.

CHAMPIONS LEAGUE OTTAVI RITORNO CHELSEA VS INTER ©Action Images/LaPresse sport calcio 16 03 2010 Stamford Bridge Londra Uefa Champions League 2009 2010  Chelsea v Inter Nella Foto: Gol Eto Only Italy Football - Chelsea v Inter Milan UEFA Champions League Second Round Second Leg - Stamford Bridge, London, England - 16/3/10 Inter Milan's Samuel Eto'o (R) scores their first goal Mandatory Credit: Action Images / Andrew Couldridge Livepic

16.03.2010: Chelsea-Inter 0-1

Eto’o ishte përgjegjës për arritjen në “Stamford Bridge”, pasi të besuarit e Mourinho fituan 2-1 kundër ekipit të Ancelottit në ndeshjen e parë. Të gjithë e mbajnë mend festën e 9 kamerunas nga fundi, por meriton të përmendet edhe një ndeshje në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve, përmbysja 2-1 në Kiev, kundër Dinamos, më 4 nëntor 2009. Ukrainasit kishin kaluar përpara me Shevchenko, ndërsa përmbysja zikaltër erdhi nga Milito 88′ dhe Sneijder 91′.

champions. semifinale andata. inter vs barcellona. esultanza gol. epa02125471 Inter Milan Brasilian's Maicon (L) celebrates after scoring with his team mate Pandev (R) during the Champions League semi final, first leg, soccer match, Inter Milan vs FC Barcelona, held at the Meazza stadium, in Milan, Italy on 20 April 2010.  EPA/DANIEL DAL ZENNARO

20.04.2010: Inter-Barcelona 3-1

Ibrahimovic, ish i madh, priti në “San Siro” Barçën e Guardiolës për ndeshjen e parë gjysmëfinale. Blaugranët do të arrinin në Milano pas 15 orësh udhëtim (me autobus), falë shpërthimit të vullkanit islandez “Eyjafjallajokull”. Katalanasit kalonin në avantazh me Pedro, por më pas dominohen nga të besuarit e Mourinho: 1-1 nga Sneijder, 2-1 nga Maicon dhe 3-1 nga Milito. Kjo fitore i lejoi zikaltrit të fluturonin në finale, pavarësisht nokautit të “Camp Nou”.

FINALE CHAMPIONS LEAGUE INTER VS BAYERN MONACO 22 05 2010 MADRID, SPAIN - MAY 22: Head coach Jose Mourinho (L) and Marco Materazzi of Inter Milan celebrate their team's victory at the end of the UEFA Champions League Final match between FC Bayern Muenchen and Inter Milan at the Estadio Santiago Bernabeu on May 22, 2010 in Madrid, Spain. (Photo by Shaun Botterill/Getty Images) *** Local Caption *** Jose Mourinho;Marco Materazzi - Inter v Bayern - fotografo: getty images

22.05.2010: Bayern Munich-Inter 0-2

Ishte nata e triumfit të tretë në kompeticionin më prestigjioz, e para në Champions League. Nga babai Angelo Moratti më 1964 dhe 1965 te djali Massimo Moratti më 2010. Nga Helenio Herrera te José Mourinho. Heroi i finales ishte “Princi Milito”, i cili shënoi dygolësh dhe rrëzoi gjermanët. Pas 45 vitesh pritje, zikaltrit ishin sërish në krye të Europës.

Foto: Jonathan Moscrop - LaPresse 15 03 2011 Monaco di Baveria ( Germania ) Sport Calcio Bayern Monaco vs FC Inter - UEFA Champions League 2010-2011 Ottavi di finale ritorno - Allianz Arena Nella foto: esultanza dell'Inter dopo la rete del 3-2 di Goran Pandev  Photo: Jonathan Moscrop - LaPresse 15 03 2011 Munich ( Germany ) Sport Soccer FC Bayern Munchen versus FC Internazionale - UEFA Champions League 2010-2011 Last sixteen 2nd leg - Fussball arena Munich In the Photo: FC Internazionale players celebrate after Goran Pandev's goal gave the side a 3-2 lead

15.03.2011: Bayern Munich-Inter 2-3

Ndeshja e dytë e 1/8 finale, sezoni 2010-2011. Në ndeshjen e parë në “San Siro” bavarezët fitonin 1-0 me një gol të Mario Gomez në minutën e 91-të. Të besuarit e Leonardos kishin nevojë për përmbysje. Zikaltrit do të kryesonin me Eto’o fillimisht, do të barazoheshin dhe gjendeshin në disavantazh nga Muller dhe Gomez (21′ dhe 31′), por në pjesën e dytë Sneijderdo të barazonte 2-2, para fundit magjik të Eto, që dha asistin për 3-2 e Pandevit. Interi shkoi në çerekfinale, ku do të eliminohej nga Schalke.

MILAN, ITALY - MAY 10: Edin Dzeko of FC Internazionale scores the team's first goal whilst under pressure as Mike Maignan of AC Milan looks on during the UEFA Champions League semi-final first leg match between AC Milan and FC Internazionale at San Siro on May 10, 2023 in Milan, Italy. (Photo by Alex Grimm/Getty Images)

10.05.2023: Milan-Inter 0-2

Euro-derbi i parë i sezonit të kaluar, ndeshja e parë gjysmëfinale. Kuqezinjtë luanin pa të dëmtuarin Leao, por Interi ishte më i fortë. Brenda tri minutave, nga 8′ deri në 11′ të pjesës së parë, shënuan Dzeko dhe Mkhitaryan. Në ndeshjen e kthimit puna u përfundua nga Lautaro, për një tjetër fitore dhe arritje në finalen e Stambollit kundër Manchester City.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close