Struga Trim Lum është afër kualifikimit në plej of të Ligës së Konferencës, ndërsa ditëve të fundit është çeshtje diskutimi se në cilin stadium do të luhet kjo ndeshje e kësaj faze.

Arena “Todor Proeski” është mbyllur me punime për ndeshjen eliminatore të Maqedonisë ndaj Italisë në shtator, ndërsa stadiumet tjera për momentin nuk i plotësojnë kushtet e kategorisë A që kërkon UEFA për kësi lloj faze.
Opsioni i pari ishte stadiumi “Elbasan Arena, ndërsa së fundmi në skenë është shfaqur stadiumi i Strumicës.
Federata e futbollit të Maqedonisë është angazhuar që Struga Trim Lum ndeshjen si vendas në fazën e plej of-it ta luaj në Maqedoni dhe po punohet në drejtimin që stadiumi “Bllagoja Istatov” aty ku i zhvillon ndeshjet Bellasica, të pret këtë sfidë.
Kujtojmë se në këtë stadium në vitin 2017 është zhvilluar edhe ndeshja ndërmjet Maqedonisë dhe Shqipërisë.

