Behar Feta largohet nga Voska Sport, transferohet në Slloveni

Voska Sport do mbetet pa shërbimet e golashënuesit të saj më të mirë, Behar Feta. Shkupjani nesër do të udhëtoj drejtë Sllovenisë, aty ku me shumë gjasa do të vijojë edhe karrierën e tij te 16 herë kampionët e Mariborit.

Fetai tashmë dy vite e gjysmë është pjesë e skuadrës shqiptare nga Ohri, me të cilën edicionin e kaluar shkroi historinë, duke u inkuadruar në Ligën e Parë.

Behar Feta ishte pjesë e Shkëndijës së Tetovës para se të transferohej te Voska Sport shkurtin e vitit 2021, ndërsa gjithashtu ka qenë pjesë e ekipeve të reja të përfaqësueses së Maqedonisë, derisa aktualisht mbron ngjyrat e grupmoshave U21.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close