Manchester City me mungesa të mëdha ndaj Sevillas në Superkupën e Europës

Manchester City ka publikuar këtë të hënë skuadrën për ndeshjen me Sevillan, e vlefshme për Superkupën e Evropës (e mërkurë, ora 20:00). Ajo që bie në sy janë mungesat e veçanta të Bernardo Silva, Rúben Dias dhe Kevin De Bruyne.

Sipas shtypit ndërkombëtar, Bernardo Silva ka ndjerë dhimbje pas fitores ndaj Burnleyt (0-3) dhe kështu humbet duelin mes fituesit të Champions League dhe Europa League.

Rúben Dias gjithashtu nuk është në mesin e të zgjedhurve të Pep Guardiolës, pasi pësoi një tronditje në kokë, në stërvitje para ditës së hapjes së Premier League.

Nga ana tjetër, Kevin De Bruyne nuk e ka rikuperuar dëmtimin e pësuar në takimin e fundit, i cili e ka detyruar të lërë ndeshjen e fundit në minutën e 23-të, ndërkohë që Guardila ka bërë me dije se mesfushori belg do të mungojë gjatë në skuadër.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close