Shkupi reagon pas humbjes: Disa njerëz po e dëmtojnë klubin, ne do ti luftojmë tradhëtarët! 

Shkupi e nisi me humbje sezonin e ri në elitë, duke u mundur në xhiron e parë nga Rabotniçki me rezultatin 3:1. Pas ndeshjes nga tabori i Çairit kanë reaguar për penalltinë si dhe më pas me një konunikatë shtesë. 

REAGIMI I FC SHKUPIT:

Ditët e kaluara kemi shpërndarë një postim, ku edhe fansat tanë të vërtetë ishin gjithashtu të shqetësuar nga kjo. Në fakt, ajo që po përpiqemi të shpjegojmë është se disa njerëz po shkaktojnë skena  dhe po dëmtojnë klubin duke shtuar njerëz keqdashës mes tifozëve për të prishur rendin e klubit dhe për ta marrë atë nën kontrollin e tyre. Këta nuk janë njerëz që e duan FC Shkupin, nuk janë fansa, por janë njerëz që mendojnë vetëm për interesat e tyre. 

E pamë edhe sot në ndeshje, të gjithë bënin gjithçka për të penguar suksesin e klubit, por ju premtojmë të gjithë tifozëve tanë, qëndroni pranë nesh, Shkupi do të jetë përsëri kampion, 

t’i luftojmë së bashku këta tradhtarë. 

Qëndroni me ne dhe le të jemi një ekip që zëri ynë të dëgjohet në Evropë.

Kryesia e FC Shkupi

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close