Struga Trim Lum do të përballet me Buduçnostin e Malit të Zi në kuadër të xhiros së dytë eliminatore në Ligën e Konferencës. Nga tabori strugan për faqen e klubit të kampionëve në fuqi, ka folur Bunjamin Shabani.

dy përballjet me Zhalgiris….
“Mendoj se skuadra bëri paraqitje të mirë kundër Zhalgirisit në të dyja ndeshjet, ndoshta përvoja e tyre dhe fati që shënuan dy gola të shpejtë në pak minuta, edhe atë në minutat e fundit te ndeshjes, bënë që neve të ndëshkohemi, por edhe të mësojmë nga ndeshje të tilla, pasi në futboll ndonjëherë edhe momentet e vogla e vendosin ndeshjen.”
Buduçnost, kundërshtarë i rradhës….
“Tani jemi të fokusuar në ndeshjet me Buduçnostin, nuk është se e njohim shumë kundërshtarin, janë kampion të Malit të Zi. Në Europë nuk ka ndeshje të lehta, megjithatë besoj se jemi të përgatitur maksimalisht për këto dy përballje ndaj tyre, pavarësisht problemeve që kanë në skuadër me disa ndryshime që po ndodhin te ata”.
aventurë e gjatë europiane?….
“Tani i gjithë fokusi është në ndeshjet me Buduçnostin, të bëjmë më të mirën në këto dy ndeshje fillimisht dhe më pas të shpresojmë në një aventurë më të gjatë europiane”.
Ndeshjen e parë kundër Buduçnostin, Struga e luan si vendas të mërkurën në stadiumin e qytetit të Ohrit me fillim në ora 17:00.

