FC Shkupi sezonin e ri e nis me fitore, triumfon ndaj Mak. GJP 

FC Shkupi e ka nisur me fitore sezonin e ri në elitë, pasi sot mundi Makedonija Gjorçe Petrovin me rezultatin 2:1, në ndeshjen hapëse të xhiros së 2-të, transmeton SHENJA. Pjesa e parë e takimit u mbyll me rrjeta të paprekura, ndërsa zhbllokimi i rezultatit erdhi në minutën e 69-të kur Trapanovski shënon me kokë për epërsi 1:0. Vendasit nuk u ndalën me kaq, pasi 3 minuta më vonë Cefas me kokë ngrit epërsinë në 2:0.

Deri në fund miqtë shënuan golin e nderit me anë të Skenderit, mirëpo nuk arritën të bëjnë më shumë pasi nuk kishte kohë. Ndryshe për Goce Sedlloskin ky ishte takimi i 50-të në pankinën e Shkupit.

Ndërkohë xhiroja e dytë në elitë kompletohet të dielën me katër takime tjera të cilat do të luhen nga ora 17:00. Shkëndija pret Sileksin, Bregallnica përballet me Struga Trim Lum, Pobeda takohet me Tikveshin, Rabotniçki do t’i mat forcat me Akademia Pandevin, ndërsa Skopje këtë xhiro është e lirë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close